Sport

Milani i pashpresë, barazon me një autogol kundër SPAL-it

Kuqezinjtë e panë veten në disavantazh 2-0 dhe barazuan 2-2
Featured image of article: Milani i pashpresë, barazon me një autogol kundër SPAL-it

Milani nuk ka arritur të marrë më se një barazim në transfert përballë SPAL, me rezultatin 2-2. Madje, djemtë e Piolit po humbisnin deri në sekondat e fundit, por një autogol nga Vicari bëri që skuadrat të ndanin nga një pikë.

Vendasit kaluan në avantazh të dyfishtë brenda 30 minutave të para të sfidës. Veloti në të 13-ën dhe Floçari, me një supergol në minutën e 30-të, çoi shifrat në 2-0.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Milani tentoi të reagojë në pjesën e dytë, por goli i parë i kuqezinjve erdhi në minutën e 79-të, me anë të Leao. Ndërsa autogoli i Vicarit në të 90-ën, rezultoi vendimtar.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment