Sport

Milani fiton garën me Barcelonën, ofron 30 mln euro për zbulimin e Ballkanit

Ka luajtur me Spanjën U-21, e pret një e ardhshme fantastike. Barcelona ofroi vetëm 10 mln euro për të
Featured image of article: Milani fiton garën me Barcelonën, ofron 30 mln euro për zbulimin e Ballkanit

Zemra e tifozëve shqiptarë të Milanit po rreh fort këto ditë merkatoje. Madje, nuk do të ndihen kështu as kur të anëtarësohemi në Bashkimin Europian.

Lajmet për merkaton e kuqezinjve nuk ndalen. I fundit ka të bëjë me “magjistarin e Ballkanit”, Dani Olmo, i cili luan te Dinamo Zagreb. Milani ka interes për mesfushorin anësor dhe ka gati 30 mln euro për të.

Zvonimir Boban ka kontaktuar drejtpërdrejt drejtuesit e Dinamo Zagrebit për këtë lojtar. Emri i tij dhe oferta më e lartë e Milanit (20 mln euro më shumë) kanë ndikuar që Barcelona ta humbë garën me “Djallin”, duke qenë se edhe ajo ka qenë e përfshirë në disa tratattiva.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Olmo ka luajtur me Spanjën U-21 në Europian. Ai është spanjoll, por duke qenë se është një produkt i futbollit ballkanas, ngjan më shumë me lojtarët tipikë që promovon Kroacia.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment