Sport

Milan prezanton trajnerin e ri dhe projektin për t’u ringritur

Prezantohet Marco Giampaolo, trajneri i ri i klubit të Milanit dhe projekti i tij për të ringritur Milanin në majat kontinentale.
Featured image of article: Milan prezanton trajnerin e ri dhe projektin për t’u ringritur Trajneri i Milanit Marco Giampaolo

Marco Giampaolo u prezantua si trajneri i ri i Milanit në krah të dy legjendave të skuadrës së Milanit,  Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban.

Gjatë prezantimit të tij, Giampaolo e vuri theksin tek trasferimet, loja e bukur por mbi të gjitha tek rezultatet për të ringritur Milanin në majat kontinentale.

Do të mbajmë kokën lart dhe të luajmë futboll të bukur. Rezultatet do t’i kërkoj përmes identitetit, edhe pse do të duhet kohë. Duhet ti jap ekipit një mentalitet  fitues dhe për këtë do më ndihmojnë Maldini dhe Boban. Të drejtosh Milanin, nuk ndodh çdo ditë dhe duhet të jemi krenar e pa frikë”-tha trajneri Giampaolo.

Trajneri  nuk ka preferuar të zbulojë më shumë rreth planeve që ka për të forcuar klubin e Milanit.

Kujtojmë që skuadra kuqezi ka marrë Teo Fernandez nga Real Madrid ndërsa pret të zyrtarizojë edhe talentin Benaser nga Empoli.

Burimi: SPORTMEDIASET

(D.K/Dosja.al)

 

Shto Koment