Sport

Milan nuk fiton as për 120 vjetorin e klubit, Juventus shkatërron Udinezen me “HDR”

Një barazim i tillë largon edhe më shumë Milanin në objektivin që ka për të hyrë në Kupat e Europës.
Featured image of article: Milan nuk fiton as për 120 vjetorin e klubit, Juventus shkatërron Udinezen me “HDR” Lojtarët e Milanit

TIRANË- Dy fitoret rradhazi dhanë përshtypjen se Milan nuk do ta diskutonte suksesin as me Sassuolon. Në “San Siro” kuqezinjtë bllokohen në një 0-0 që rikthen edhe një herë problemet në skuadrën e Piolit.

Një barazim i tillë largon edhe më shumë Milanin në objektivin që ka për të hyrë në Kupat e Europës. Në krahun tjetër, Juventus e kthehu si një miqësore ndeshjen me Udinezen. Bardhezinjtë fitojnë 3-1, me tre golat që u shënuan vetëm ne 45 minutëshin e parë.

Lojtarët e Juventus

Ronaldo shënoi dy herë në minutat 9 dhe 37, ndërsa Bonucci mbylli çdo llogari vetëm pak para përfundimit të së parës.

Për miqtë nga Friuli realizoi Pusseto. Interesant ishte fakti se Sarri për herë të parë kishte hedhur nga minuta e parë treshen Ronaldo-Dybala-Higuain, gjë që qëlloi rezultative.

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment