Sport

Milan në telashe ndaj Sampdorias, mesfushori kryesor ka probleme muskulare, shkon në tre numri i mungesave

Zlatan Ibrahimovicit në infermieri iu bashkua edhe danezi Simon Kjaer, që pësoi një tërheqje të lehtë muskulore të enjten ndaj Lillë, ndërsa sot do të mungojë edhe mesfushori algjerian Ismael Bennacer
Featured image of article: Milan në telashe ndaj Sampdorias, mesfushori kryesor ka probleme muskulare, shkon në tre numri i mungesave Milan

ITALI– Sot në ora 20:45 Milan do të luajë ndaj Sampdorias në transfertë për javën e 10-të të Serisë A. Aktualisht kuqezinjtë kryesojnë renditjen,por po ndiejnë nga afër presionin e Juventusit dhe Interit që nuk po gabojnë më. Tekniku i Milanit Stefano Pioli do të duhet të bëjë pa tre futbollistë në këtë përballje.

Kështu Zlatan Ibrahimovicit në infermieri iu bashkua edhe danezi Simon Kjaer, që pësoi një tërheqje të lehtë muskulore të enjten ndaj Lillë, ndërsa sot do të mungojë edhe mesfushori algjerian Ismael Bennacer.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky i fundit ka pasur shpesh probleme muskulare javët e fundit dhe për shkak të një lodhjeje më tepër se e zakonshmja, është vendosur që të mos grumbullohet për sfidën e mbrëmjes së sotme ndaj Sampdorias.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment