Sport

Milan merkato te Tottenham, kërkojnë nga anglezët një mbrojtës

Në një prononcim për mediat ndërkombëtare Paolo Maldini thotë se ka qenë i interesuar për mbrojtësin dhe vitin e kaluar.
Featured image of article: Milan merkato te Tottenham, kërkojnë nga anglezët një mbrojtës Serge Aurier

ITALI- Serge Aurier është një nga objektivat e Milanit këtë sezon për merkato. 27-vjeçari është bërë pjesë e Tottenham në vitin 2017, dhe ka një kontratë deri në vitin 2022.

Në një prononcim për mediat ndërkombëtare Paolo Maldini thotë se ka qenë i interesuar për mbrojtësin që vitin e kaluar dhe se tani pas bisedimeve me agjentin e lojtarit mendon se mund ta mbylli këtë marrëveshje për 15 milion euro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të them të drejtën, kemi biseduar me agjentin e Aurier vitin e kaluar. Të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme”, thekson Maldini.

(I.A. Dosja.al)

Shto Koment