Sport

Milan me “armë të rënda” në Europa League dhe kampionat, stoli mposht koronavirusin

Pioli dhe Murelli do të drejtojnë sot seancën e rradhës stërvitore dhe nesër në mbrëmje do të jenë në stol në ndeshjen e Europa League Milan-Celtic
Featured image of article: Milan me “armë të rënda” në Europa League dhe kampionat, stoli mposht koronavirusin Stefano Pioli dhe Giacomo Murelli

MILANO-Lajm i mirë për Milanin. Trajneri Stefano Pioli dhe ndihmësi i tij Giacomo Murelli rezultuan negativ në tamponin e rradhës. Pioli dhe Murelli do të drejtojnë sot seancën e rradhës stërvitore dhe nesër në mbrëmje do të jenë në stol në ndeshjen e Europa League Milan-Celtic.

Javët e fundit Pioli ishte zëvendësuar në stol nga Daniele Bonera. Trajneri i kuqezinjve dhe ndihmësi i tij rezultuan pozitivë thuajse dy javë më parë, ndërsa gjatë kësaj kohe skuadra është drejtuar nga Daniele Bonera, i cili qëndroi në pankinë për tre ndeshje dhe regjistroi dy fitore në kampionat e një barazim në Europa League ndaj Lille.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kuqezinjtë kanë njohur një periudhë vërtetë të suksesshme nën drejtimin e Stefano Piolit, pasi nuk humbin një ndeshje kampionati që prej muajit mars të këtij viti dhe këtë sezon kryesojnë renditjen me 5 pikë më tepër se Interi i vendit të dytë

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment