Sport

Milan forcon mesfushën, gati marrveshja me ish-lojtarin

Tiemoue Bakayoko arrin marrëveshje personale më ish-ekipin e tij Milanin, pas aventurës së fundit në Francë me skuadën e Monaco.
Featured image of article: Milan forcon mesfushën, gati marrveshja me ish-lojtarin Tiemoue Bakayoko

ITALI- Mesfushori i Chelsea,  Tiemoue Bakayoko arrin marrëveshje personale më ish-ekipin e tij Milanin, pas aventurës së fundit në Francë me skuadën e Monaco. 25-vjeçari ishte pjesë e kuqezinjve i huazuar ne sezonin 2018-2019, por djajte nuk mund të paguanin shumën prej 40 milion eurosh për kartonin e tij.

Sipas mediave ndërkombëtare Milani ka rënë dakort me mesfushorin për pagën 3 milion euro në sezon, madje është i gatshëm që ta ulë edhe me shumë rrogën e tij në mënyrë që të bëhet pjesë e kuqezinjve. E vetmja pengesë është marrëveshja me Chelsea, që kërkon 20 milion euro për kartonin e Bakayoko. Por për momentin po përflitet vetëm për një tjetër huazim, por me opsionin që kuqezinjtë të kenë mundësinë e blerjes në fund të sezonit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(I.A/dosja.al)

Shto Koment