Sport

Milan “fluturon” me një ritëm rekord, Pioli më mirë se Ancelotti dhe Allegri

Me 23 pikë në renditje, kuqezinjtë kanë përmirësuar rekordin e mëparshëm të Ancelottit në sezonin 2005-2006
Featured image of article: Milan “fluturon” me një ritëm rekord, Pioli më mirë se Ancelotti dhe Allegri Milan

MILANO-Është një Milan që fiton, bind dhe që tani po fluturon në kampionat.Pas javës së nëntë, kuqezinjtë kanë një avantazh prej 5 pikësh ndaj Interit dhe vazhdojnë të thyejnë rekorde, aq san ë këtë pikë në Milanello po ëndërrojnë titullin kampion që mungon nga sezoni 2010-2011, i pari nën drejtimin e Allegrit.

Me 23 pikë në renditje, kuqezinjtë kanë përmirësuar rekordin e mëparshëm të Ancelottit në sezonin 2005-2006. Të udhëhequr nga Ibrahimovic, Milan nuk njeh humbje që nga 8 marsi, duke barazuar një tjetër rekord atë vitit 1972-1973 me Cesare Maldinin në pankinë duke shënuar për 29 ndeshje rradhazi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numrat gjithashtu thonë se ekipi i Piolit nuk është i varur nga Ibra: në gjashtë ndeshjet e Serie A në vitin 2020 pa yllin suedez, Milan mbetet i pamposhtur (5 fitore dhe një barazim): pa të në fushë, përqindja e ndeshjeve rritet nga 62.5% në 83.3%.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment