Sport

Milan e mbyll me fitore, Inter prish “magjinë” e Atalantës dhe Juventus që bie ndaj Romës: Ja rezultatet e ndeshjeve të tjera në Serie A

Në kampionatin italian u zhvilluan pesë ndeshje duke mbyllur sezonin 2019-2020
Featured image of article: Milan e mbyll me fitore, Inter prish “magjinë” e Atalantës dhe Juventus që bie ndaj Romës: Ja rezultatet e ndeshjeve të tjera në Serie A Foto nga ndeshja Atalanta-Inter
Përditësuar:

ITALI-Në kampionatin italian u zhvilluan pesë ndeshje duke mbyllur sezonin 2019-2020. Interi e mbyll Serinë A në vendin e dytë, vetëm një pikë larg Juventusit kampion. Zikaltrit fituan ndeshjen direke me Atalantën në Bergamo me rezultatin 0-2. Goli i shpejtë i D’Ambrosios, i shënuar pas vetëm 50 sekondave lojë, dhe finalizimi i Ashley Young në të 20-tën u mjaftuan zikaltërve për t’i bërë mbylljen e duhur kampionatit.

Pa shumë titullarë në dispozicion, me të cilëve edhe Cristiano Ronaldo, Juventusi humbi 1-3 në “Allianz Stadium” ndaj Romës. Edhe pse bardhezinjtë kaluan të parët në epërsi me Higuainin që në minutën e 5-të, verdhekuqtë reaguan me Kalinicin dhe Perotin nga një gol në çdo pjesë. Në minutën e 79-të Sarri aktivizoi në vend të Higuainit Giacomo Vrionin, që pas 5 takimeve në stol, arrin të debutojë me “Zonjën e Vjetër” në Serinë A.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fitore e pastër 3-0 e Milanit në “San Siro” ndaj Cagliarit. Kuqezinjtë mund të kishin arritur rezultat më të thellë nëse Zlatan Ibrahimovic nuk do të kishte gabuar nga pika e bardhë e penalltisë në fundin e pjesës së parë, kur rezultati ishte 1-0 (Klavan shënoi autogol në minutën e 11-të). Gjithsesi, gjiganti suedez e tundi rrjetën në minutën e 55-të i shërbyer nga Castillejo, ndërsa Bonavetura pak çaste më vonë realizoi për rezultatin përfundimtar 3-0. Lazio humbi 3-1 ndaj Napolit, Immobile shënoi për kryeqytetasit, por që nuk i mjaftoi për të thyer rekordin e Gonzalo Higuainit, që ka mundur të shënojë 37 gola brenda një sezoni në elitën e futbollit Italian. “

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment