Sport

Milan, dëgjo Kaka-n! Ish-futbollisti tregon recetën si mundet Juventus: Skuadra duhet të bazohet te…

Braziliani ka folur në lidhje me ndeshjen që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Juventusit, përballje e rëndësishme duke parë që kanë mbetur edhe katër javë kampionat dhe Milan po lufton fort për katër vendet e para.
Featured image of article: Milan, dëgjo Kaka-n! Ish-futbollisti tregon recetën si mundet Juventus: Skuadra duhet të bazohet te… Ricardo Kaka

ITALI– Ish-futbollisti i Milanit, Ricardo Kaka, u intervistua nga klubi kuqezi në kanalin Twitch. Braziliani ka folur në lidhje me ndeshjen që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Juventusit, përballje e rëndësishme duke parë që kanë mbetur edhe katër javë kampionat dhe Milan po lufton fort për katër vendet e para.

“Unë kam parë disa ndeshje, kam parë një ekip të bukur, është normale që të humbasësh apo të biesh në fund, duke pasur parasysh të rinjtë e shumtë. Milan mund të fitojë ndaj Juventusit duke u bazuar tek eksperienca e Ibrahimovic. I takon suedezit të marrë përsipër skuadrën dhe ta çojë skuadrën në Champions League.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Krahasimi Ibra-CR7? Unë shoh një ndeshje mes dy skuadrave që kanë një potencial të madh dhe lojtarë të mrekullueshëm. Të dy do të jenë protagonistë, por ka shumë përbërës të jashtëm që do të ngarkojnë dy skuadrat “. Përfundon Kaka.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment