Politike

“Miku mafioz i Shullazit sundon Komunën e Parisit”, Berisha: Ka mbështetjen e Veliajt, ja fotoja

Sipas ish-kryeministrit, Serjani po shton dy kate pa leje në një pallat në zonën e Komunës së Parisit.
Featured image of article: “Miku mafioz i Shullazit sundon Komunën e Parisit”, Berisha: Ka mbështetjen e Veliajt, ja fotoja Pajtim Serjani, Emiljano Shullazi, Erion Veliaj

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në rrjetet sociale.  Në një status në Facebook, Berisha shkruan se Pajtim Serjani po shton dy kate në një pallat në zonën e Komunës së Parisit.

Ish-kryeministri shkruan më tej se kjo gjë po bëhet në bashkëpunim me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Krahas denoncimit, Berisha ka publikuar edhe një foto.

“Lal Plehu mbush xhepat me shtesa katesh te paligjshme! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb Zoti berisha! Kjo eshte shtesa pa leje ne katin e fundit te pallatit qe po ngre pajtim serjani.me lejen e shefit te policise bashkiake ermal kapllani.mund te verifikohet shume lehte ndodhet ne zonen e komunes se parisit.po ndertohen 2 kate shtese pa leje.me leje te dhene per nderrim dyersh ndertohen 2 kate pa leje ne mes te dites,”– shkruan Berisha.

Foto e publikuar nga Berisha

Pajtim Serjani është një emër mjaft i njohur për policinë shqiptare. Ai ka qenë dënuar për gjobëvënie ndaj biznesmenit të kafes, Julian Bregu.

Pajtim Serjani mbeti i plagosur më 5 janar 2015 në një lokal në rrugën e Kavajës, pasi Arjanit Sterjo qëlloi mbi tavolinën ku po qëndronte ai, polici Roland Meta, Ditmar Reçi dhe Denis Ramani.

Në vitin 2017 u lirua nga burgu.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment