Aktualitet

Aksidenti me 2 të vdekur në Gramsh, arrestohet shoferi i “Fuoristradës”, transportonte emigrantët sirianë

28-vjeçari i identifikuar si Mikel Gjeli po transportonte në mënyrë të paligjshme 9 sirianë  nga vendet e treta por gjatë rrugës mjeti i doli nga rruga. Si pasojë e përplasjes, përveç viktimave, u lënduan 7 persona të tjerë të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Featured image of article: Aksidenti me 2 të vdekur në Gramsh, arrestohet shoferi i “Fuoristradës”, transportonte emigrantët sirianë Pamje nga të aksidentuarit në Gramsh

GRAMSH– Policia e Gramshit ka arrestuar shoferin e fuoristradës, e cila u përfshi në aksident mbrëmjen e djeshme ku si pasojë humbën jetën 2 persona. (Lexo këtu)

28-vjeçari i identifikuar si Mikel Gjeli po transportonte në mënyrë të paligjshme 9 sirianë  nga vendet e treta por gjatë rrugës mjeti i doli nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës rreth orës 22:00 ku automjeti tip “fuoristradë” doli nga rruga dhe ra nga një lartësi prej 100 metrash. Shtetasit sirianë të plagosur janë Syrjan Hamat 32-vjeç, Ali Qerredi 24 vjeç, Seif Azxherbahit 23-vjeç, Arnaif Merzhid 40-vjeç, Muhamet Nurhisi 33-vjeç, Abdyl Aliasiu 26-vjeç dhe një person me emrin Advokado 26-vjeç mbiemri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Si pasojë e përplasjes, përveç viktimave, u lënduan 8 persona të tjerë, ndër ta edhe shoferi i makinës. Të plagosurit ndodhen në spital,  jashtë rrezikut për jetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë 28-vjeçari do t’i duhet që të përballet me drejtësinë në Gjykatën e Elbasanit pasi akuzohet për:  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave”dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijëve , me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave”. Dënimi për të parashikohet nga 15 vjet deri në burgim të përjetëshëm.

Së fundmi Shqipëria po shërben si vend tranzit për sirianët, të cilët qëndrojnë për disa kohë në vend për të kaluar më pas kufirin.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment