Sport

Mike Tyson i bie “lotaria”, interesim i çmendur për ta parë në stërvitje, të gatshëm të paguajnë deri në 20 mijë euro

Në fakt, ai që do të të bëjë ofertën më të lartë nuk do të ketë vetëm të drejtën për të pare stërvitjen, ai mund të marrë me vete një shok
Mike Tyson
Përditësuar:

SHBA-Mike Tyson është nga ata boksierë që i ka tifozët e panumërt edhe tani, prej vitesh ai nuk ngjitet më në ring por si duket rikthimi në ring ka rikthyer edhe një herë dashurinë e fansave për “Iron Mike”. 53 vjeçari ka njoftuar se do të ndeshet përsëri për një ndeshje bamirësie,megjithatë Mike Tyson ka nisur edhe një tjetër inisiativë, kushdo që dëshiron të asistojë në stërvitjen e Mike Tyson duhet të paguajë një shifër financiare.

Deri më tani, oferta ka arritur në 16.529 stërlina (18.400 euro) por ekspertët mendojnë se në fund shifra do të vërtitet rreth 32.000 paund (35.778 euro).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fakt, ai që do të të bëjë ofertën më të lartë nuk do të ketë vetëm të drejtën për të pare stërvitjen, ai mund të marrë me vete një shok, pastaj do të ketë në dispozicion edhe një foto me ish-kampionin, një objekt të autografuar në momentin e drekës. Plus një dorezë boksi e një fanellë që do ti dërgohen 30 ditë më pas.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment