
GREQI- Ambasada ruse në Greqi ka regaur pas vizitës së sekretarit të shtetit Mike Pompeo, ku thotë se se kjo nuk është hera e parë që zyrtarët amerikanë përpiqen të tërheqin Athinën në frontin anti-rus.
“Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët amerikanë përpiqen të tërheqin Greqinë në frontin anti-rus. Historia anti-ruse vështirë se mund të gjejë përgjigje në popullin grek miqësor” shkruan ambasada ruse në Greqi.
Sipas mediave fqinje, vizita e Mike Pompeo në Athinë shikohet nga grekët edhe si simbolikë e qartë se SHBA është në krah të Greqisë në konfliktin me Turqinë për çështjen e detit.
(A.K.dosja.al)