Bota

Mijëra rusë demonstrojnë për zgjedhje të lira, policia u përgjigjet me dhunë, arreston dhjetëra prej tyre

Nuk kanë të ndalur protestat në Rusi, ndërsa policia u është përgjigjur ashpër me dhunë, dhe ka arrestuar dhjetëra qytetarë.
Featured image of article: Mijëra rusë demonstrojnë për zgjedhje të lira, policia u përgjigjet me dhunë, arreston dhjetëra prej tyre Pamje nga potestat në Rusi

RUSI- Ditën e djeshme me mijëra qytetarë rusë kanë dalur në qendrën e Moskës ku kanë protestuar për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ata kanë sfiduar patrullat e policisë, pasi kanë shtyrë dhe ndaluar protestat e tyre. Ndërkohë nga mediat e huaja është mësuar se policia u është përgjigjur me dhunë dhe ka arrestuar dhjetëra qytetarë.

Protestat në Moskë kanë vijuar prej javësh lidhur me zgjedhjet në vend, ku protesta të tilla nuk janë parë në Rusi që prej vitit 2013, ku qytetarët nuk pranuan rezultatet e zgjedhjeve.

Ndërkohë pjesa më e madhe e bashkisë së kryeqytetit rus i përket aleatëve dhe mbështetëseve të Putinit. E ndërsa nga zyrtarët e lartë në vend  nuk ka ardhur asnjë reagim teksa i kanë cilësuar si të pavlera këto protesta.

Burimi: France24

A.C/Dosja.al  

Shto Koment