Bota

Mijëra nxënës humbën ditën e parë të shkollës/ Një në gjashtë fëmijë qëndruan në shtëpi nga frika e Covid-19, mësuesit ankohen për mungesën e maksave dhe distancimin social

FOTO
Jo të gjithë nxënësit janë kthyer në shkollë sot, pasi një në gjashtë nxënës kanë qëndruar në shtëpi për shkak të frikës së koronavirusit.
Featured image of article: Mijëra nxënës humbën ditën e parë të shkollës/ Një në gjashtë fëmijë qëndruan në shtëpi nga frika e Covid-19, mësuesit ankohen për mungesën e maksave dhe distancimin social Pamjet nga shkollat sot ne Angli.

BRITANIA E MADHE- Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një situatë të vështirë në mbarë botën për shkak të rregullave të forta që qeveritë kanë marrë.

Përveç problemeve të karantinës, sot më 1 shtator prindërit në mbarë botën janë të shqetësuar për shkollimin e fëmijëve të tyre. Në Britaninë e Madhe vend në të cilin Covid-19 ka bërë kërdinë, prindërit janë përjekur të ruajnë distancën sociale ndërsa po qëndronin jashtë shkollave me fëmijët, teksa këto të fundit u kthyen në klasë për herë të parë pas gjashtë muajsh izolim.

Disa prej tyre shpërthyen në ankesa e kritika ndaj vendimeve të qeverisë, duke u shprehur se ky është një bllokim që po ndikon negativisht në jetën e tyre. Ndërkohë jo të gjithë nxënësit janë kthyer në shkollë sot, pasi një në gjashtë nxënës kanë qëndruar në shtëpi për shkak të frikës së koronavirusit.

Një qytetar nga Londra i cili ka dërguar fëmijët e tij sot në shkollë, ka shkruar përmes një postimi në Twitter: Distanca shoqërore sot në shkollë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E ndërsa ka postuar foton e turmave të mëdha të prindërve dhe nxënësve në portat e shkollës sot.

Ndërsa një 23-vjeçar, Adam Woodward, i cili ka nisur të japë mësim në Horizon Community College në Barnsley, South Yorkshire, shkroi në Twitter: Unë jam gati të filloj karrierën time si një mësues i anglishtes në NQT (mësues i sapo kualifikuar).

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment