Showbiz

Mijëra euro veshje, mes luksit Aurela Hoxha dhe Elvana Gjata bëjnë ‘xing’ me veshjen e shtrenjtë (FOTO)

Elvana Gjata dhe Aurela Hoxha kanë bërë ‘xing’ me veshjet e tyre që janë identike, dhe kushtojnë plot 2330 euro.
Featured image of article: Mijëra euro veshje, mes luksit Aurela Hoxha dhe Elvana Gjata bëjnë ‘xing’ me veshjen e shtrenjtë (FOTO) Këngëtarja, Elvana Gjata dhe modelja, Aurela Hoxha.

TIRANË– Këngëtarja, Elvana Gjata dhe modelja Aurela Hoxha kanë rastisur të kenë në garderobën e tyre të njëjtën veshje. Një veshje jo dosido, por plot 2330 euro!

Veshja Louis Vuitton është veshur shpesh nga Elvana Gjata, e cila u paraqit edhe në ditëlindjen e era Istrefit me këmishën dhe pantallonat e shkurtra LV.

Elvana Gjata dhe Aurela Hoxha me të njëjtën veshje.

Por, së fundmi edhe Aurela Hoxha tregoi se dispononte në garderobë një veshje identike, dhe mesa duket nuk e ka aspak problem të vishet njësoj.

Sipas “Bordo” veshja ka kushtuar 2330 euro, ku 1200 euro kushton vetëm bluza LV ndërsa 1130 euro kushtojnë pantallonat. Elvana dhe Aurela nuk kursehen për veshjet!

Çmimi i veshjes së Elvana Gjatës dhe Aurela Hoxhës.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment