Aktualitet

Mihali bëri “gjëmën”, familjarët e tij: Drejtësia do gjejë të vërtetën

Familjarë të Mihal Kokëdhimës, të ndodhur në mjediset e restorantit, nuk pranojnë në asnjë farë mënyre të japin versionin e tyre për ngjarjen.
Featured image of article: Mihali bëri “gjëmën”, familjarët e tij: Drejtësia do gjejë të vërtetën Biznesmeni i arrestuar, MIhal Kokëdhima

HIMARË- Prej disa ditësh, restoranti “Panorma”, pronë e Mihal Kokëdhimës, është i bllokuar, ndërkohë që Policia vazhdon të qëndrojë aty.

Nisur nga kjo situatë, turistët që vijnë detyrohen të largohen ose t’i drejtohen një copëze plazhi publik, ku lejohen për momentin. Familjarë të Mihal Kokëdhimës, të ndodhur në mjediset e restorantit, nuk pranojnë në asnjë farë mënyre të japin versionin e tyre për ngjarjen.

Dhe jo vetëm kaq, ata këmbëngulin që ne të largohemi nga aty, duke na thënë: “Është prona jonë. Drejtësia do gjejë të vërtetën”, shkruan Panorama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për disa turistë që vazhdojnë të vizitojnë plazhet e jugut të Shqipërisë, incidenti është një rast i veçuar që nuk përfaqëson të gjithë zonën dhe aq më pak të gjithë banorët. Madje, ata shprehen të pakënaqur me shërbimin dhe etikën e bizneseve në Porto Palermo.

Pak ditë më parë në Qeparo, pronari i restoranit “Panorma”,  Mihal Kokëdhima, pas një debati me klientët i ka ndjekur ata dhe më pas u është hedhur mbi makinë. Me duart me gjak e i kapur mbi kofano Mihal Kokëdhima ka qëndruar për disa kilometra mbi makinë dhe ka thyer xhamin e parë. Pardje biznesmeni ka dalë para gjykatë dhe ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment