Aktualitet

VIDEO/ Mihal Kokëdhima del nga burgu, gazetari Hoxha: E takova dje, shet peshk në Porto Palermo. Me shtetin, ujin dhe zjarrin mos u kruaj se të bëjnë gjëmën

Hoxha shkruan se ka takuar dje Kokëdhimën, biznesmenin që një vit më parë u arrestua pas një incidenti me një turist spanjoll.
Featured image of article: VIDEO/ Mihal Kokëdhima del nga burgu, gazetari Hoxha: E takova dje, shet peshk në Porto Palermo. Me shtetin, ujin dhe zjarrin mos u kruaj se të bëjnë gjëmën Mihal Kokëdhima dhe Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha zbulon se ka takuar Mihal Kokëdhimën, i cili ka lënë qelinë e burbut. Në një postim në mediat sociale, Hoxha shkruan se ka takuar dje Kokëdhimën, biznesmenin që një vit më parë u arrestua pas një incidenti me një turist spanjoll.

Gazetari shkruan se Mihali, është rikthyer sërish në Porto Palermo dhe vazhdon të shesë peshk nga rezervati i tij, pasi restorantin dhe hotelin ia shembi shteti pasi e arrestoi.

“Nostalgji…kater vite me pare ne Porto Palermo.. E mbani mend Mihalin?! E takova dje. Vazhdon te shesë peshk, koce dhe levrek nga rezervati i tij, ne Port Palermo, me nje Benz 250 te ndryshkur.. Eh mor Mihal, Mihal!!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mire burgun qe e bere tamam, po te rrafshuan restorantin megjithe hotel, per 5 levreke rezervati…qe nje miliarder spanjoll, nuk pati leke te holla ne xhep, te ti paguante… I prishe imazhin e turizmit elitar, udheheqesit dhe… Prandaj thote populli:”Me zjarrin, ujin dhe shtetin mos e krruaj, se te bejne gjemen…”, shkruan Hoxha.

Historia e Mihal Kokëdhimës një vit më parë trazoi turizmin dhe politikën në Shqipëri. Pronari i restorantit “Panorma” në Porto Palermo, pati një incident me një grup turistësh spanjoll. Sipas Policisë dhe Prokurorisë sherri kishte nisur për një faturë që nuk ishte paguar nga turistët dhe pronari i restoranTit, Kokëdhima, i kishte kërcënuar. Kokëdhima në atë kohë u arrestua dhe dënua, dhe një ditë pas incidentit, teksa turistët morën lule nga ministri Blendi Klosi, fadromat e IKMT i shembën hotelin dhe restorantin.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment