Bota

Michelle Obama përshkruan rutinën e përditshme të familjes së saj gjatë vetë-karantinës nga koronavirusi

Michelle Obama tregon sesi po i kalon ditët e karantinimit: merremi me punën tonë dhe vajzat vazhdojnë studimet, çdo gjë tjetër vazhdon normalisht.
Featured image of article: Michelle Obama përshkruan rutinën e përditshme të familjes së saj gjatë vetë-karantinës nga koronavirusi Familja Obama

SHBA– Netflix, telekonferencat dhe klasat e kolegjit në internet janë pjesë e jetës së përditshme të familjes së Obamës gjatë jetës në karantinë nga koronavirusi, i tha Michelle Obama Ellen DeGeneres në një telefonatë televizive.

Gruaja e ish-presidentit të Amerikës, Michelle Obama ka përshkruar se si është rutina e saj gjatë karnatinës, përmes një telefonate me komedianin Ellen Degeners.

Ajo është shprehur se gjatë ditës kalon kohën në Netflix, ndërsa të dy vajzat e saj merren me mësimet që tashmë i zhvillojnë në shtëpi nëpërmjet internetit.

 “Ne thjesht po përpiqemi të strukturojmë ditët tona. Të gjithë jemi së bashku, vajzat shkojnë në dhomat e tyre kur kanë mësim dhe pastaj rrimë gjithë bashkë pasi ato të kenë pëërfunduar”.- është shprehur ajo në një postim në Tëitter.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu e pyetur se si e kalon kohë bashkëshorti i saj Barack Obama ajo tha se edhe ai merret me konferenca madje tha se sapo mbaroi një telefonatë.  Gjithashtu ajo ka thënë se ka mjaft mënyra të bukura për të kaluar këto ditë të vështira, pasi e rëndësishme është që të jemi mirë dhe të kalojmë këtë situatë.

Kujtojmë se Barack Obama dhe bashkëshortja e saj kanë nisur projektet për Netfix në maj të vitit të kaluar.

Burimi: CNN

A.K/Dosja.al 

Shto Koment