Blog

Michelle Obama, gruaja që e admirojnë më shumë në gjithë botën

Kujtojmë se ish Zonja e parë ka vetëm pak kohë që ka botuar librin e saj autobiografik me titull “Becoming” i cili ka frymëzuar miliona gra e vajza në të gjithë botën.
Featured image of article: Michelle Obama, gruaja që e admirojnë më shumë në gjithë botën Michelle Obama

Michelle Obama i ka zënë vendin Angelina Jolie si gruaja më e admiruar në botë sipas studimit të përvitshëm të YouGov. Aktorja e famshme amerikane ka rënë nga pozicioni i parë i vitit të shkuar në vendin e tretë. Vendin e dytë e ka zënë moderatorja dhe filantropistja Oprah Winfrey. Kujtojmë se ish Zonja e parë ka vetëm pak kohë që ka botuar librin e saj autobiografik me titull “Becoming” i cili ka frymëzuar miliona gra e vajza në të gjithë botën.

Sa i përket gjinisë mashkullore, burri më i admiruar është shpallur themeluesi i Microsoft Bill Gates. Në çdo sondazh të YouGOv Gates ka zënë vendin e parë. Në vendin e dytë renditet ish- Presidenti I Shba-së Barack Obama, ndërsa në atë të tretë aktori Jackie Chan.

Studimi përfshiu 41 vende me më shumë se 42000 persona të intervistuar.

Në 20 gratë më të admiruara në botë shihen edhe fytyra të reja, por më së shumti, përkatësisht 12 prej tyre janë gra sipërmarrëse. Sa i pëket burrave më të admiruar, ata janë më së shumti pjesë e politikës, biznesit apo sportit.

Sa i përket metodologjisë së përdorur për të mbërritur në këto rezultate, dhjetorin e kalur YouGov grumbulloi nominime  nga 41 vende duke pyetur anketuesit thjesht: Cilin nga burrat apo gratë që sot janë gjallë, admironi më shumë? Këto nominime u përdorën më pas për të përpiluar një listë me 20 gra e burra të cilët kishin marrë më shumë nominime.

Lista e personave të admiruar

Marrë nga Bitchmagazine.al 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment