Politike

Takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor, Michel: Sot mundësia për të konfirmuar prespektikvën evropiane

Ai flet për një bashkëpunim strategjik mes BE dhe Ballkanit Perëndimor për politikën e jashtme apo ndryshimin e klimës dhe multilateralizmit.
Featured image of article: Takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor, Michel: Sot mundësia për të konfirmuar prespektikvën evropiane Foto ilustruese

BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka reaguar për takimin që do të zhvillojë sot me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Në një reagim në mediat sociale, Michel shprehet se sot është mundësia për të rikonfirmuar perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Ai flet për një bashkëpunim strategjik mes BE dhe Ballkanit Perëndimor për politikën e jashtme apo ndryshimin e klimës dhe multilateralizmit.

“Sonte do të jetë një mundësi për të rikonfirmuar perspektivën evropiane për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet ta thellojmë bashkëpunimin tonë strategjik për çështje si ndryshimi i klimës, multilateralizmi dhe politika e jashtme.”- shkruan Michel.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot në mbrëmje, liderët nga gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen me Presidentët Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, si dhe Kryeministrin Kroat Plenković dhe Përfaqësuesin e Lartë Borrell, në një bisedë informale për të përgatitur samitin BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në në Zagreb në maj të këtij viti.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment