Aktualitet

“Mezi na lënë një palë çelësa”, Gazetari “ia plas në sy” Lleshajt për biletën që i dhuroi Ina Nukës: Shkelët rregullat e sigurisë

Theksojmë se biletat për ndeshjen që u luajt mbrëmjen e djeshme në “Air Albania Stadium” ishin të personalizuara.
Featured image of article: “Mezi na lënë një palë çelësa”, Gazetari “ia plas në sy” Lleshajt për biletën që i dhuroi Ina Nukës: Shkelët rregullat e sigurisë Sandër Lleshaj

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ditën e djeshme me anë të një postimi në rrjetet sociale tregoi se biletën e tij në stadium për ndeshjen Shqipëri-Francë, ia kishte dhënë polices Ina Nuka.

“Preferova të dërgoj Ina Nukën në vendin tim në stadium, si shenjë respekti për sakrificën e kësaj punonjëse të PSH bashkë me urimet më të mira për gjithë sportdashësit shqiptarë…‘‘, shkruante Lleshaj në Facebook.

Theksojmë se biletat për ndeshjen që u luajt mbrëmjen e djeshme në “Air Albania Stadium” ishin të personalizuara.

Gazetari Armend Pire, përmes një komenti në “Facebook”, është shprehur se Lleshaj me anë të gjesti, ka shkelur rregullat e sigurisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Komenti i gazetarit

Rregullat që i shkruani vetë, shkelen po nga ju, ndërkohë që tifozët mezi u lejuan të hyjnë vetëm se kishin një palë çelsa shtëpie me vete.‘‘, shkruan gazetari Pire.

Po ashtu ai i ka sugjeruar Lleshajt se do të ishte mirë që biletën që i dhuroi oficeres së policisë, t’ia kishte blerë në emrin e saj.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment