Bota

U tha se Britania u izolua, por puna detyron punëtorët të përballen me koronavirusin, metrotë mbushen plot

Ditën e sotme është publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihen se si metrotë janë mbushur plot e përplotë dhe sigurisht është e pamundur që të mbash distancën e sigurisë prej 1 metri.
Featured image of article: U tha se Britania u izolua, por puna detyron punëtorët të përballen me koronavirusin, metrotë mbushen plot Pasmje nga metro

ANGLI-Edhe pse e gjithë bota tashmë është izoluar nga pandemia e koronavirusit, përfshirë edhe Britaninë ku tashmë janë infektuar qindra persona, punëtorët janë të detyruar që të përballen çdo ditë me rrezikun.

Ditën e sotme është publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihen se si metrotë janë mbushur plot e përplotë dhe sigurisht është e pamundur që të mbash distancën e sigurisë prej 1 metri. Mesa duket kompanitë, nuk kanë zbatuar urdhërin e qeverisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi

Ndërkohë, kryeministri britanik Boris Johnson, ka këshilluar qytetarët të respektojnë distancën mes njëri-tjetrit, të punojnë nga shtëpia dhe të shmangin klubet, restorantet dhe kafenetë. Ndërsa Departamenti i Shëndetësisë ka rekomanduar një distancë prej 2 metrash mes personave, për të ndaluar përhapjen e virusit.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment