Ekonomi

Metoda e Eurostat/ Inflacioni në qershor ishte 2.2% ose 0,8 pikë % më shumë se matjet kombëtare

Në muajin Qershor 2021, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -1,0%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,1%, pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 0,2%.
Featured image of article: Metoda e Eurostat/ Inflacioni në qershor ishte 2.2% ose 0,8 pikë % më shumë se matjet kombëtare Inflacion

Matjet e inflacionit nga metoda e Eurostat tregojnë se inflacioni në Shqipëri gjatë muajit qershor është rritur më shumë se matjet nga metodologjia kombëtare.

Treguesi i Eurostat i njohur ndryshe si Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin qershor 2021 është rritur me 2,1%, ndërsa matjet kombëtare treguan rritje me vetëm 1.6%.

Sipas metodës së Eurostat, rritja më e madhe e çmimeve prej 4,2% vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,8%, “Komunikimi” me 2,7%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,2%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,1%, “Shëndeti” me 1,2%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 1,1%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,8% secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,7%, “Veshje dhe këpucë” me 0,2%.

Në muajin Qershor 2021, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -1,0%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,1%, pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 0,2%.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” u rritën me 1,0%, pasuar nga “Argëtim dhe kulturë” me 0,5%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,4%, “Transporti” me 0,2%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje”, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë. IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) dhe indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) janë hartuar për të matur ndryshimin e nivelit mesatar të çmimeve të paguara për konsumin e mallrave dhe shërbimeve nga të gjithë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri. IÇK dhe IHÇK përdoren si matës të inflacionit të konsumit.

IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit përmban 329 produkte në shportë, ndërsa matjet nga IÇK bazohen në 331 produkte./MONITOR

Shto Koment