Sport

Meta vishet kuqezi dhe mbështet kombëtaren: Nga kafja e lagjes, gati për Elbasan Arena

Meta dhënë mbështetje maksimale për kombëtaren duke ftuar qytetarët të ndjekin përballjen e sotme në stadiumin e qytetit të Elbasanit, “Elbasan Arena”.
Featured image of article: Meta vishet kuqezi dhe mbështet kombëtaren: Nga kafja e lagjes, gati për Elbasan Arena Ilir Meta, President i Shqipërisë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është vedhur kuqezi sot në mbështetje të kombëtares. Ai ka dhënë mbështetje maksimale për kombëtaren duke ftuar qytetarët të ndjekin përballjen e sotme në stadiumin e qytetit të Elbasanit, “Elbasan Arena”.

Nga kafja e lagjes: Gati për “Elbasan Arena”! 🇦🇱👐”-shkruan në një reagim në Facebook, Meta, ku shihet i veshur me bluzën e kombëtares.

Shqipëria do të përballet sot me Islandën. Ndeshja është e vlefshme për Eliminatorët e Euro 2020 dhe vjen pas disfatës kundër kampionëve të botës, Francës, e cila tre ditë më parë arriti të shënojë katër gola në portën e Thomas Strakoshës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment