Politike

Meta uron për Kurban Bajramin, i jep mesazhin politikës: Bashkë për në Europë, të ngrihemi mbi interesat personale

  • Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin Namazin në “Sheshin Skënderbej”
  • Presidenti uron shqiptarët për "Kurban Bajram". Meta:"Të gjithë së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë e të begatë për brezat e rinj dhe një Shqipëri si gjithë Europa!"
    Featured image of article: Meta uron për Kurban Bajramin, i jep mesazhin politikës: Bashkë për në Europë, të ngrihemi mbi interesat personale Presidenti Ilir Meta
    Përditësuar:

    Tiranë- Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka uruar besimtarët myslimanë për festën e “Kurban Bajramit”.

    Ndër të tjera në urim ai ka theksuar se të gjithë duhet të mendojmë për interesin e përbashkët kombëtar, për të shëruar njëherë e përgjithmonë plagët e thella të shoqërisë.

    “Dita simbol e sakrificës sublime në emër të vlerave më të mira njerëzore e hyjnore, na fton të ngrihemi mbi interesat personale, për të menduar më shumë për interesin e përbashkët kombëtar, për të shëruar njëherë e përgjithmonë plagët e thella të shoqërisë sonë, varfërinë, korrupsionin, polarizimin e tejskajshëm, arrogancën dhe padrejtësinë, për t’u përkujdesur e shtuar vëmendjen për fëmijët jetimë, të moshuarit, të vetmuarit dhe për të gjithë ata që luftojnë me vështirësi dhe me sëmundje.”, shprehet Meta.

    Reagimi:

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë!
    Gëzuar Festën e Kurban Bajramit!

    Në këtë ditë të shenjtë, feste e bashkimi, kur ne ndajmë begatinë tonë me njerëzit në nevojë dhe solidarizohemi me ta, ju uroj nga zemra sa më shumë mirësi, mirëkuptim e dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit!
    Kjo festë që vërteton harmoninë e bashkëjetesën tonë fetare, uroj të na nxitë për më shumë tolerancë, dialog gjithpërfshirës dhe bashkëpunim, në mënyrë që të gjithë së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë e të begatë për brezat e rinj dhe një Shqipëri si gjithë Europa!
    Dita simbol e sakrificës sublime në emër të vlerave më të mira njerëzore e hyjnore, na fton të ngrihemi mbi interesat personale, për të menduar më shumë për interesin e përbashkët kombëtar, për të shëruar njëherë e përgjithmonë plagët e thella të shoqërisë sonë, varfërinë, korrupsionin, polarizimin e tejskajshëm, arrogancën dhe padrejtësinë, për t’u përkujdesur e shtuar vëmendjen për fëmijët jetimë, të moshuarit, të vetmuarit dhe për të gjithë ata që luftojnë me vështirësi dhe me sëmundje.
    Të bashkuar rreth vlerave më të mira njerëzore, hyjnore e kombëtare, rreth familjes e kombit ne do t’ia dalim, pavarësisht kostove e sfidave që kërkohen!

    Nga mot Gëzuar Kurban Bajramin!🇦🇱

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment