Politike

Meta tregon fillimet në politikë: S’kisha ndërmend të bëhesha President, në ’92 desha të tërhiqesha por kur i futesh valles…

VIDEO
Featured image of article: Meta tregon fillimet në politikë: S’kisha ndërmend të bëhesha President, në ’92 desha të tërhiqesha por kur i futesh valles… Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka rrëfyer për fillimet e tij në politikë. I ftuar në forumin “Biseda për tranzicionin”, nën moderimin e Prof.Asoc.Dr. Belina Budini, Meta tha se kurrë nuk kishte ndërmend të bëhej president. Ai u shpreh se në vitin 1992 kishte bërë një përpjekje për të dalë nga politika.

Por siç shtoi edhe vetë Kreu i Shtetit, kur i futesh një valleje, zor se del më.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


“Më 1993, ishte populli i Skraparit i vetmi që votoi majtas. Më ndihmoi të bëhem më popullor, dhe më pas me burgosjen e Fatos Nanos, u bëra nënkryetar i PS, kjo më dha më shumë fizibilitet, dhe mundësi për të qenë më aktiv. Ajo që dua të bëj me dije, s’kam pasur ndërmend të bëhem politikan apo President. Qëllimi im ishte të ecja më tej me formimin si ekonomist, formimin akademik madje edhe një përpjekje pas ’92, kur u bëra dhe deputeti më i ri, bëra përpjekje për t’u larguar. Dhe kjo ishte kontrata ime me PS pasi nuk pranonte njeri të kandidonte aty. Kisha qëllim të bëja shkollën, por kur hyn në valle s’del dot më. Dhe ja ku jemi,”- tha Meta.

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment