Politike

Meta tjetër mesazh të koduar: Vrasja e Esat Pashës në 1920 ishte një akt shtetformimi

Kreu i Shtetit ka kujtuar një ngjajre shumë të njohur të historisë së Shqipërisë, vrasja e Esat Pashës nga Avni Rustemi, për të cilët tha se ka qenë një akt shtetformues.
Featured image of article: Meta tjetër mesazh të koduar: Vrasja e Esat Pashës në 1920 ishte një akt shtetformimi Ilir Meta, President i Shqipërisë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot etnomuzikologun, kompozitorin dhe pedagogun e shquar Ramadan Sokoli (pas vdekjes) duke i dhënë titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Sipas Metës, motivacioni për dhënien e kësaj dekorate të rëndësishme është vepra e tij studimore e muzikore, e cila është pjesë e patjetërsueshme e identitetit kulturor evropian të shqiptarëve.

Po ashtu presidenti shton se kontributet e tij të jashtëzakonshme kanë bërë që të flasin shqip zbulimet e arkeologjisë sonë muzikore, duke dhënë përgjigje shteruese për mënyrën e organizimit dhe tipologjisë bazë të folklorit muzikor shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë të vendit tonë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, në ceremoninë e organizuar, Presidenti shprehu tha se që po nderon një nga personalitetet më të rëndësishme të kulturës dhe artit kombëtar. “Profesor Ramadan Sokoli lindi 100 vjet më parë në qytetin e Shkodrës, ndërsa në Vlorë kishin nisur krismat për të hedhur në det pushtuesit e fundit që kishin mbetur në tokën tonë”, shtoi Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej kreu i Shtetit ka kujtuar një ngjajre shumë të njohur të historisë së Shqipërisë, vrasja e Esat Pashës nga Avni Rustemi, për të cilët tha se ka qenë një akt shtetformues.

Viti 1920 është një vit i bekuar në historinë e kombit e të shtetit shqiptar. Nis me një ngjarje të madhe siç ishte Kongresi i Lushnjes. Vazhdoi me një ngjarje tjetër në Paris, shumë të madhe që gjithashtu ishte një akt shtetformues. Dhe përfundoi me hedhjen në det të pushtuesve të fundit, duke i dhënë kështu jetë shtetit shqiptar dhe kurorëzuar me sukses ato tetë vite aq të mundimshme, të lodhshme e rraskapitëse që nga 28 Nëntori 1912”, u shpreh Presidenti.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment