Politike

Meta thirrje të fortë: MSH të sigurojë aparaturat për plazmën hiperimune që shpëton pacientët me Covid, kërkoni ndihmë dhe nga Italia

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta shkruan ndër të tjera se duhet ecur shpejt me këtë terapi dhe nëse Ministria e Shëndetësisë nuk ka struktura të posaçme për të vijuar me këtë procedura, të kërkojë ndihmë nga Italia.
Featured image of article: Meta thirrje të fortë: MSH të sigurojë aparaturat për plazmën hiperimune që shpëton pacientët me Covid, kërkoni ndihmë dhe nga Italia Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të sigurojë pajisjet për të bërë të mundur aplikimin e plazmës hiperimune (konvaleshente), e cila u vjen në ndihmë pacientëve me Covid-19.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta shkruan ndër të tjera se duhet ecur shpejt me këtë terapi dhe nëse Ministria e Shëndetësisë nuk ka struktura të posaçme për të vijuar me këtë procedura, të kërkojë ndihmë nga Italia.

“Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj. Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli. Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të sukseshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë,”- shkruan Meta ndër të tjera. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Praktika e plazmës hipermune është përfolur shumë në ditët e fudnit. Mjkeu shqiptar në Itali, tha një ditë më parë se atje kjo praktikë ka rezultuar e sukseshme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment