Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Meta thirrje qeverisë: Tërhiqu nga Paketa Antishpifje, do ta përkeqësojë më keq situatën
21 Prill 2020, 11:13Nga DOSJA
Tiranë- Ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga “Paketa Antishpifje”, dhe ta rishikojë këtë paketë ligjesh pasi ai e mbështet plotësisht shqetësimin e gazetarëve dhe në veçanti të “Reporterëve pa Kufij”.
“Mbështes plotësisht paralajmërimin e “Reporterëve pa kufij” se e ashtuquajtura paketë “anti-shpifje” do ta përkeqësojë më keq situatën në të cilën ndodhet sot media dhe gazetarët në Shqipëri.”, shprehet Meta.
Reagimi:
Thellësisht i shqetësuar nga regresi i Shqipërisë vit pas viti në raport me lirinë dhe pavarësinë e medias. Përkeqësimi në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, sipas konkluzioneve vjetore të organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”, është i papranueshëm dhe kërkon një përgjigje dhe reagim të menjëhershëm nga të gjithë.
Mbështes plotësisht paralajmërimin e “Reporterëve pa kufij” se e ashtuquajtura paketë “anti-shpifje” do ta përkeqësojë më keq situatën në të cilën ndodhet sot media dhe gazetarët në Shqipëri. I bëj edhe njëherë thirrje qeverisë të tërhiqet dhe të rishikojë paketën e ligjeve të miratuara, që siç tërheq vëmendjen organizata botërore e gazetarëve, dhe ashtu siç kam paralajmëruar:
– Shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik; – Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit; – Është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese; – Shkel standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut, shtyllë e pazëvendësueshme për një shoqëri moderne demokratike, dhe tepër jetike për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike.
Shqetësimi i “Reporterëve pa kufij” se përdorimi i fatkeqësisë së tërmetit, dhe të pasojave të rënda që ka sjellë pandemia COVID-19 nuk mund të justifikojnë cenimin e lirisë së medias, kërkon reflektim serioz dhe të përgjegjshëm.
Me ketë rast, shpreh mirënjohjen e thellë dhe solidaritetin e plotë për punën e shkëlqyer heroike të mediave, gazetarëve dhe stafeve të tyre mbështetëse nga vija e parë e raportimit, në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, si dhe përsëris thirrjen për të mos i braktisur në këto momente tepër të vështira!
Duke shprehur solidaritetin e plotë me të gjithë gazetarët, veçanërisht ata të cënuar në misionin e tyre në shërbim të lirisë, të qytetarëve dhe në interes të konsolidimit të të gjithë sistemit tonë demokratik, theksoj se regresi në drejtim të lirisë dhe pavarësisë së medias është i papranueshëm dhe tepër i dëmshëm për vendin tonë, aspirant për anëtar të Bashkimit Europian.
Thellësisht i shqetësuar nga regresi i Shqipërisë vit pas viti në raport me lirinë dhe pavarësinë e medias.
Përkeqësimi në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, sipas konkluzioneve vjetore të organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”, është i papranueshëm dhe kërkon një përgjigje dhe reagim të menjëhershëm nga të gjithë.
Mbështes plotësisht paralajmërimin e “Reporterëve pa kufij” se e ashtuquajtura paketë “anti-shpifje” do ta përkeqësojë më keq situatën në të cilën ndodhet sot media dhe gazetarët në Shqipëri.
I bëj edhe njëherë thirrje qeverisë të tërhiqet dhe të rishikojë paketën e ligjeve të miratuara, që siç tërheq vëmendjen organizata botërore e gazetarëve, dhe ashtu siç kam paralajmëruar: – Shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik; – Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit; – Është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese; – Shkel standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut, shtyllë e pazëvendësueshme për një shoqëri moderne demokratike, dhe tepër jetike për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike.
Shqetësimi i “Reporterëve pa kufij” se përdorimi i fatkeqësisë së tërmetit, dhe të pasojave të rënda që ka sjellë pandemia COVID-19 nuk mund të justifikojnë cenimin e lirisë së medias, kërkon reflektim serioz dhe të përgjegjshëm.
Me ketë rast, shpreh mirënjohjen e thellë dhe solidaritetin e plotë për punën e shkëlqyer heroike të mediave, gazetarëve dhe stafeve të tyre mbështetëse nga vija e parë e raportimit, në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, si dhe përsëris thirrjen për të mos i braktisur në këto momente tepër të vështira!
Duke shprehur solidaritetin e plotë me të gjithë gazetarët, veçanërisht ata të cënuar në misionin e tyre në shërbim të lirisë, të qytetarëve dhe në interes të konsolidimit të të gjithë sistemit tonë demokratik, theksoj se regresi në drejtim të lirisë dhe pavarësisë së medias është i papranueshëm dhe tepër i dëmshëm për vendin tonë, aspirant për anëtar të Bashkimit Europian. https://rsf.org/en/albania
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes, që i jep mundëis Kosovës të jetë e pavarur nga Serbia për sa i përket rrjetit të ene...
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar aps publikimit të indeksit të lirisë së shtypit. Në një reagim në mediat sociale, Bushati ka tre...
TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetit, Enkelejd Alibeaj, ka akuzuar qeverinë se ka zhvilluar një tjetër tender sekret dhe ka blerë testet për ...
TIRANË- Zëdhënsja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar sot një raport të “Reporter pa kufij” dhe shihet se Shqipëria ka rënë me dy pozicione në i...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe ka akuzuar qeverisë se nuk po përballon situatën në më...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka hedhur sot akuza kundër kreut të PD, Lulzim Basha për kontratat e lobimit në SHB...
Tiranë-Dashamir Shehi, politikani shqiptar ka treguar në emisionin “Opinion” se prej 6 javësh ndodhet në karantinë dhe se këtë punë e ka marrë serio...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur, Rikard Ljarja. Kreu i qeverisë ka publikuar një foto në Facebook të artis...
TIRANË- Ish-kryeministri Sli Berisha, është shprehur sot se shqiptarët duhet të ngrihen në protesta, kundër vendimeve që janë marrë nga qeveria gjatë periu...