Politike

Drafti i PS-së/ Meta thirrje palëve politike: Hapini 100% listat, mjaft e degraduat Kuvendin, edhe një asamble kooperative ka qenë më e përgjegjshme

Meta iu bën thirrje palëve politike që t'i hapin 100% listat për zgjedhjet e ardhshme të 25 prill të 2021. Presidenti thekson se vetëm në këtë mënyrë qytetarët do të zgjedhin pas 12 vjetësh deputetët që preferojnë.
Featured image of article: Drafti i PS-së/ Meta thirrje palëve politike: Hapini 100% listat, mjaft e degraduat Kuvendin, edhe një asamble kooperative ka qenë më e përgjegjshme Ilir Meta, presidenti Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me draftin e propozuar nga Partia Socialiste për hapjen e listave. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i shtetit bën thirrje që listat të hapen 100%. Meta shprehet e vetëm në këtë mënyrë qytetarët do të zgjedhin pas 12 vjetësh deputetët që preferojnë. Ai thekson më tej se edhe në kohë e komunizmit ka qenë një asamble kooperative  më e përgjegjshme sesa Kuvendi i sotëm.

“Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët. Hapini 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme. Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”,  shprehet Presidenti Ilir Meta.

Ky reagimi i presidentit vjen pasi një ditë më parë opozita e bashkuar bojkotoi mbledhjen e Këshillit Politik, pas depozitimit të draftit të ri të Partisë Socialiste ku pranohet pjesërisht kërkesa e PD e LSI për hapjen 100% të listave, por kushtëzohet hapja me votimin preferencial.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

PS në një draft të ri, kërkon renditje preferenciale të kandidatëve nga votuesit në lista, e po ashtu edhe pragun 3% për koalicionet dhe partitë. PD e quan këtë ndërhyrje të PS, një ndryshim të rregullave të lojës, duke kërkuar ekspertizën e OSBE/ODIHR. PS thotë se OSBE jep mendime për produkte konkrete, ndërsa PD e LSI u larguan nga mbledhja.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment