Politike

Meta thirrje BE-së: Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të ndodhë sa më parë

Meta shkruan se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.
Featured image of article: Meta thirrje BE-së: Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të ndodhë sa më parë Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, në një postim në mediat sociale ka kërkuar sërish sot liberalizimin e vizave për qyetarët e Kosovës. Meta shkruan se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.

Më tej Kreu i Shtetit ka komentuar dhe reagimin e disa eurodeputetëve të cilët kanë kërkuar që vizat të liberalizohen sa më shpejt me Kosovës dhe shton se erspektiva evropiane e këtij vendi po rritet dhe forcohet çdo ditë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, është mëse i merituar, dhe një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë. E përshëndes gjestin politik të 42 anëtarëve të Parlamentit Europian, në mbështetje të perspektivës europiane të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon! 🇽🇰 🇪🇺”, është ky reagimi i Metës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment