Politike

Meta takon opozitën, Kryemadhi nuk shkon sërish, përfaqësohet nga Petrit Vasili

Takimi ishte menduar që do ishte mes krerëve të partive dhe Presidentit Ilir Meta, por disa prej tyre kanë munguar. Monika Kryemadhi ka shmangur dhe njëherë tjetër takimin me Metën, duke dërguar në Presidencë nënkryetarin Petrit Vasili.
Featured image of article: Meta takon opozitën, Kryemadhi nuk shkon sërish, përfaqësohet nga Petrit Vasili Aleatët e PD duke dalë nga Presidenca

TIRANË- Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot një takim me Presidentin Ilir Meta, ku është diskutuar në lidhje me krizën poltike që është përfshirë vendi dhe për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.

Takimi ishte menduar që do ishte mes krerëve të partive dhe Presidentit Ilir Meta, por disa prej tyre kanë munguar. Monika Kryemadhi ka shmangur dhe njëherë tjetër takimin me Metën, duke dërguar në Presidencë nënkryetarin Petrit Vasili.

Po ashtu sot mungonte dhe Shpëtim Idrizi, dhe PDIU u përfaqësua nga Mesila Doda. Po ashtu në takim mungonte dhe Famtir Mediu dhe kishte dërguar zyrtarë të tjerë të Partisë Republikane.

Deri tani mësohet se mungesat e kryetarëve të partive nuk kanë qenë për çështje refuzimi ndaj Metës, por ka pasur përplasje axhendash.

Ilir Meta për 90 minuta ka pritur sot në një takim në Presidencë Lulzim Bashën dhe aleatët e tij. Takimi është fokusuar në dy çështje kryesore, zgjidhja e krizës politike dhe zgjidhja e ngërçit me Gjykatën Kushtetuese. Meta dhe Basha në dy deklarata të ndryshme pas takimit kanë qenë një një linjë, duke u shprehur se zgjidhja e krizës vjen nga zgjedhje e parakohshme. Në takim mungonte, Kryemadhi, Mediu dhe Idrizi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment