Politike

Meta takohet me ministren austriake: Theksova se sfida jonë më e madhe në këtë proces është zbatimi i kritereve të Kopenhagës

FOTO
Teksa ka ndarë fotot e takimit në 'Facebook', Meta shkruan se diskutuan në lidhje me miqësinë e hershme mes dy vendeve dhe për mbështetjen që i kanë dhënë njëra-tjetrës. 
Featured image of article: Meta takohet me ministren austriake: Theksova se sfida jonë më e madhe në këtë proces është zbatimi i kritereve të Kopenhagës Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme ministren federale për Çështjet e BE dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler. Teksa ka ndarë fotot e takimit në ‘Facebook’, Meta shkruan se diskutuan në lidhje me miqësinë e hershme mes dy vendeve dhe për mbështetjen që i kanë dhënë njëra-tjetrës.

‘Theksova se sfida jonë më e madhe në këtë proces është zbatimi i Kritereve të Kopenhagës.’ shkruan ndër të tjera Meta.

POSTIMI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kënaqësi të takohesha me Ministren Federale për Çështjet e BE dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, znj.Karoline Edtstadler.Vlerësova miqësinë e hershme mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e pakursyer të Austrisë, si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe ndaj procesit të integrimit europian.Theksova se sfida jonë më e madhe në këtë proces është zbatimi i Kritereve të Kopenhagës, kyç jo vetëm për përparimin e Shqipërisë me negociatat e anëtarësimit, por veçanërisht për të motivuar të rinjtë, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre europiane në vendin tonë.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment