Politike

Meta sqaron foton me kapuç: Unë e përdor se bëj sauna dhe në gjirin e Lalzit fryn shumë erë, ka ndonjë problem këtu?

VIDEO
Kreu i shtetit e ka mohuar duke thënë se ai takohet me qytetarë të pastër.
Featured image of article: Meta sqaron foton me kapuç: Unë e përdor se bëj sauna dhe në gjirin e Lalzit fryn shumë erë, ka ndonjë problem këtu? Ilir Meta, fotoja me kapuç

TIRANE– Presidenti Ilir Meta komentoi foton e publikuar nga gazeta Tema, ku shihet i veshur me kapuç. Media pretendoi se presidenti ishte me një person të kërkuar nga autoritetet, por kreu i shtetit e ka mohuar duke thënë se ai takohet me qytetarë të pastër.


Sqarimi i Metës:

Ai që ta ka thënë unë kam kaq kohë që pres, më dëgjo mua me vëmendje, unë e përdor kapuçin se unë bëj sauna. Në Gjirin e Lalëzit, fryn çik erë dhe prandaj. Ka ndonjë problem? Ndërsa përsa i përket personit, kryeministri le të vijë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë takohem me të gjithë Shqipërinë, por jo me persona në kërkim e me dy tre emra, që ai i bëri kryebashkiakë. Zero, s’janë subjekte të OFL, OFL do të fillojë një punë me ritëm të madh. S’ka për tu ndryshuar asnjë ligj, pa merak se e ka merak ai. Ndërkombëtarët e kam bërë të qartë se me zgjedhje si të Shijakut e të Dibrës, nuk hyjmë dot në Evropë. Zgjedhjet janë në rrezik, rreziku quhet Edi Rama.

Lajmi kryesor: Situatë e nxehtë 4 ditë para zgjedhjeve! Meta flet për manipulime: Ka rrezik për deformim në njësinë 10, kandidatët e PS duan të kapin komisionerët, provat do ti nxjerrim në orët në vijim (DENONCIMET)

(F.g/dosja.al)

Shto Koment