Politike

Meta shkrin së qeshuri gazetarët, premton dekoratën për Ramën: Monës s’ja jap se i dha besën Lulit

I pyetur nëse ishte xheloz për Ramën dhe Bashën që janë në sinkron se negociatat do të hapen ne 18 tetor, Meta tha se kjo nuk mund të ndodh kurrë.

TIRANË- Presidenti Ilir Meta konferencën për mediat e ka mbyllur me humor, ku ka shkaktuar të qeshura tek gazetarët që kishte përballë tij.  I pyetur nëse ishte xheloz për Ramën dhe Bashën që janë në sinkron se negociatat do të hapen ne 18 tetor, Meta tha se kjo nuk mund të ndodh kurrë.

Ai tha se dhe Rama e di vet që ai kurrë nuk bëhet xheloz për të. Më tej shtoi se ishte i gatshëm që t’i jepte medalje Kryeministrit nëse do të hapeshin negociatat. “Do bëjmë një ceremoni këtu, do i jap dekoratë po u hapën negociata, do i jap Urdhrin e Skënderbeut, në fakt do i jap dy një si Kryeministër dhe si ministër i Jashtëm se i meriton të dyja. Ai po deshi le të vijë në ceremoni”.

Më tej u shpreh se Bashës dhe Kryemadhit nuk u jepte dekorata se kanë braktisur institucionet. “Bashës nuk jap dekoratë se ka braktisur institucionet, as Kryemadhit nuk i jap se i ka dhënë besën Bashës”, ishin këto fjalët e kreut të shtetit që sollën të qeshura në sallë.

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat është shprehur i bindur se nuk shkarkohet. Meta tha se të hënën do publikojë dokumentet që do të dërgohen në Venecia. Ai tha se takimi me anëtarët e Komisionit ishte shumë i frytshëm dhe është i gatshëm që të shkoj në Venecia në 11 tetor. Meta më tej u shpreh se i gjithë debati për shkarkimin e tij bëhet për ta shmangur debatin për datën 18 tetorin.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment