Politike

Meta shtyn zgjedhjet, Kryemadhi: S’kam ndikuar fare, u bë dy javë që nuk e kam takuar

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se ajo nuk kishte ndikuar aspak tek bashkëshorti i saj, Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është pyetur nëse ka ndikuar në vendimin e presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. (Lexo këtu)

Në një prononcim për mediat, Kryemadhi tha se ajo nuk kishte ndikuar aspak tek bashkëshorti i saj, të cilin kishte dy javë që nuk e kishte takuar.

Nuk kam ndikuar fare. Kam që kur kam ikur për t’u operuar, dy javë që nuk e kam takuar. As nuk kemi biseduar. Protestat do të vazhdojnë. Nuk ka dialog me Edi Ramën kryeministër i cili ka ardhur në mënyrë ilegjitime. Vota me të cilën ai ka ndërtuar qeverinë e tij është ilegjitime. Është një votim ilegjitim, me deputetë ilegjitimë,”-u shpreh Kryemadhi.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka anuluar sot zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Meta nuk ka dhënë një datë të re për këto zgjedhje. Shkak për këtë, është bërë sinjalizimi se protesta e opozitës do të jetë e dhunshme. Argumentet shtjerruese, thekson Meta do të bëhen publike ditën e hënë më 10 qershor.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment