Politike

Meta shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekut Arjan Pushi: Rreziku nuk ka kaluar, i bëj thirrje qeverisë të garantojë masat mbrojtëse për personelin shëndetësor

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekut Arjan Pushi. Ky i fundit është viktima e parë nga koronavirusi ndërmjet bluzave të bardha.
Featured image of article: Meta shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekut Arjan Pushi: Rreziku nuk ka kaluar, i bëj thirrje qeverisë të garantojë masat mbrojtëse për personelin shëndetësor Ilir Meta dhe Arjan Pushi

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllim për ndarjen nga jeta të mjekut Arjan Pushi. Sipas Metës, vdekja e Pusit tregon se rreziku nuk ka kaluar dhe çdo nënvlerësim do të ketë pasoja serioze për shëndetin.Kreu i Shtetit gjithashtu i ka bërë thirrje qeverisë, që të garantojë masat mbrojtëse për mjekët dhe personelin shëndetësor.

Postimi i plotë

Tepër e dhimbshme dhe shokuese humbja e jetës së Profesorit të nderuar të Universitetit të Mjekësisë, Doktor Arjan Pushi, hematologut të shquar me një kontribut të spikatur në dekada në sistemin tonë shëndetësor. Kjo është humbja e parë e jetës nga mantelbardhët tanë, të cilët prej disa muajsh po ndeshen në vijën e parë me këtë pandemi, që tregon se jo vetëm rreziku nuk ka kaluar, por çdo nënvlerësim do të jetë me pasoja tepër serioze për shëndetin, jetën dhe ekonominë. Ndaj apeloj nevojën për të forcuar përqendrimin e të gjithë institucicioneve për respektimin me rigorozitet nga të gjithë të protokolleve shëndetësore, si dhe përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të garantuar me përgjegjësi dhe transparencë të gjitha masat mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe personelin e tyre mbështetës, të cilët rrezikojnë shëndetin e tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne. mNgushëllimet më të ndjera familjes Pushi, të afërmve dhe kolegëve të Profesorit, për këtë humbje të madhe të pazëvendësueshme!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mjeku hematolog, Arjan Pushi ndodhej i intubuar në spitali Infektiv. Kolegët e tij bënë të gjitha përpjekjet e mundshme, por nuk mundën dot ta mbanin në jetë. Pushi është mjeku i parë, i cili ndërron jetë për shkak të COVID-19.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment