Politike

“Zbuluam kush është “Katica”/ Meta ‘shpërthen’ ndaj ndërkombëtarëve: Disa janë bërë lecka të Ramës

Ndër të tjera, Meta tha se jemi shumë vonë si shtet për ti treguar vendin disa diplomatëve të huaj që e kanë kthyer në sport vënien në diskutim institucionet e shtetit shqiptar.
Featured image of article: “Zbuluam kush është “Katica”/ Meta ‘shpërthen’ ndaj ndërkombëtarëve: Disa janë bërë lecka të Ramës Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta është i ftuar sonte në “Open” foli për konfliktin më të ri me qeverinë për Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë bisedës në studio, Meta foli për vendimin që mori për të shpallur non-grata, Ambasadorin e OSBE, Bernd Boschard.

Ilir Meta: Nuk është në të drejtën e një ambasadori të vërë në dyshim dekretin e Presidentit për zgjedhjet. Ka qenë shumë i lartë edhe raporti i OSBE/ODIHR që dekreti i Presidentit mund të shqyrtohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Pa dyshim ndaj personit jo ndaj OSBE-së. Qëndrimet e tij janë krejt të ndryshme nga raporti i OSBE/ODIHR që as nuk u publikua këtu nga zyra e OSBE-së derisa e përmendi kryetari i opozitës. Mendoj se ka disa diplomatë që e kanë tepruar si shumë. Janë bërë si lecka të Edi Ramës. këta janë justifikim për çdo shkelje të Kushtetutës dhe ligjit. Ai nxjerr këta dhe përdor këta për të kapur të gjitha institucionet, për të kapur sistemin e drejtësisë. Ne zbuluam kush është “Katica” jonë dhe “Katica” jonë është Dvorani.

Ka patur një lobim të fortë për t’i dhënë gjithë drejtësinë Edi Ramës. Pavarësisht se BE dhe SHBA-në kanë dhënë shumë para për çështje të tjera por këta kanë bërë çdo gjë për t’ia dhënë Edi Ramës. Këta kanë lobuar që t’ia jepnin me Kushtetutë Edi Ramës.

Ditën e sotme, presidenca njoftoi se presidenti Ilir Meta ka shpallur si të padëshiruar ambasadorin e OSBE në Tiranë, Berndt Borchard pasi sipas Metës fakti qe Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019 dhe që i tregoi publikisht gishtin e mesit qytetareve shqiptare, teksa protestonin lirimin e protestuesve të Unazës së Re, e bëjnë atë të padëshirueshem.

Vetë ambasadori në një reagim më të hershëm është shprehur se atë natë protestues ishin vetëm burra dhe se e kishin terrorizuar.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment