Politike

Meta shijon pushimet, sfidon ujin e ftohtë, noton në Liqenin e Jazhincës, 2180 metra mbi nivelin e detit (VD)

Ilir Meta duke notuar në Liqenin e Jazhincës, 2180 metra mbi nivelin e detit.
Përditësuar:

Shqipëri- Presidenti i vendit Ilir Meta sot nuk ka dhënë asnjë mesazh politik por shfaqet duke shijuar pushimet.  Me rroba banjo ai shfaqet duke notuar në Liqenin e Jazhincës, 2180 metra mbi nivelin e detit.

“Të dashur miq! Një mrekulli e veçantë këtë herë ishte të zbuloja dhe të notoja në Liqenin e Jazhincës, një monument i rrallë natyror 2180 metra mbi nivelin e detit.”, shkruan Meta krahas videos që publikon.

Prej disa ditësh tashmë presidenti i vendit është duke shijuar bukuritë natyrore të vendit, por nuk kanë munguar edhe mesazhet politike që ai jep.

Një ditë më parë presidenti Ilir Meta i bëri thirrje palëve politike që të shfrytëzojnë këto ditë për të realizuar zgjedhje në 13 tetor që Shqipëria të mund të çelë negociatat në 18 tetor. Ai theksoi se Shqipëria ka para një provim shumë të vështirë me BE-në.

J.V/Dosja.al

Shto Koment