Politike

Meta sfidoi SHBA-të, filozofi tregon ‘sekretin’: Forcën ia jep Monika

Filozofi Arjan Curri është shprehur se Metës ia jep forcën Monika Kryemadhi.
Featured image of article: Meta sfidoi SHBA-të, filozofi tregon ‘sekretin’: Forcën ia jep Monika

“Ku e gjen fuqinë Meta që s’ka frikë nga SHBA?”, ka qenë pyetja e shtruar në emision nga Arian Çani, të cilës i janë përgjigjur Arjan Curi dhe Mustafa Nano.

“Nuk shoh fuqi, bile e shoh Metën në momentin më të dobët të karrierës së vet. I bën dhe në momente nervozizmi, dekretimi për anulimin e zgjedhjeve ishte një gjë e gabuar, po aq e gabuar sa përpjekja e tyre për ta shkarkuar”, tha Nano.

“E para, e gjen fuqinë tek imuniteti ligjor që i jep pozicioni i Presidentit. E dyta, do të bëjë një ndryshim mbi këtë mitin e ndërkombëtarëve dhe e treta, ka një lloj ere anti-amerikane në gjithë Europën dhe këta janë pak me trendin, fakti që bëri shqiponjën… Duke bërë këtë gjë me amerikanët, mund të jetë një imitacion i Donald Trump. E treta, besoj që pas çdo burri të fuqishëm, është një grua e fortë dhe besoj se Monika ia jep forcën”, iu përgjigj Curi kësaj pyetjeje. 

Marrë nga Zonë e Lirë

Shto Koment