Politike

Meta sërish kundër të gjithëve: Nuk ndryshoj mendimin si politikanët që luftojnë për vota

Ai ndërkohë hodhi dhe një ‘thumb’ kundër politikanëve dhe ambasadorëve, duke thënë se ndryshojnë mendimin çdo ditë.

TIRANË- Presidenti Ilir Meta gjatë fjalës së tij para gazetarëve, në një konferencë për takimit që pati me anëtarët e Komisionit të Venecias, ka thënë se respekton shumë atë komision.

Ai ndërkohë hodhi dhe një ‘thumb’ kundër politikanëve dhe ambasadorëve, duke thënë se ndryshojnë mendimin çdo ditë.

Unë për Komisionin e Venecias kam shumë respekt, e kam thënë dhe më parë. Ata nuk janë si këta politikanët që ndërrojnë mendimin çdo ditë se luftojnë për vota. Dy vota atje, 3 ketu dhe ndryshojnë mendimin, Po nuk janë dhe as si ca amabsadorë që vinë këtu dhe ikin duke mosmbajtur asnjë përgjegjësi për ato që bëjnë”, u shpreh Meta.

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat është shprehur i bindur se nuk shkarkohet. Meta tha se të hënën do publikojë dokumentet që do të dërgohen në Venecia. Ai tha se takimi me anëtarët e Komisionit ishte shumë i frytshëm dhe është i gatshëm që të shkoj në Venecia në 11 tetor. Meta më tej u shpreh se i gjithë debati për shkarkimin e tij bëhet për ta shmangur debatin për datën 18 tetorin.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment