Politike

Meta: Rruga e vemte e Shqipërisë është ajo drejt BE-së, udhërrëfyes platforma e Bundestagut(VD)

Meta në fjalën e tij u shpreh se për të mbetet si udhërrëfyese platforma e Bundestagut Gjerman dhe rruga e vemte për Shqipërisë është drejt BE-së.

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një konferencë të përbashkët me homologun e tij ta Maqedonisë së Veriut, nga ku ka thekesuar se duhet reflektim i politikës për të vijuar rrugën drejt BE-së.

Meta në fjalën e tij u shpreh se për të mbetet si udhërrëfyese platforma e Bundestagut Gjerman dhe rruga e vemte për Shqipërisë është drejt BE-së.

Nuk jemi të lumtur për zhvillimet e fundit për përgjigjen për negociatat për dy vendet tona, por është tepër e qartë se ndajmë qëndrim të përbashkët se e vetmja rrugë dhe alternativë për dy vendet tona dhe rajonit mbetet anëtarësimi në BE dhe në këtë takim do forcojmë bashkëpunimin si në planin e brendshëm por edhe bashkëpunimin me BE që sa më shpejt të jetë e mundur të kemi zhvillime pozitive në këtë drejtim. Çdo ide tjetër do ishte e papranueshme për një rajon jetik për të ardhmen e kontinentit që eshtë i rrethuar edhe gjeografikisht nga BE. Do na duhet të bëjmë përpjekje shumë më të mëdha për të qenë edhe më te besueshëm dhe besoj se platforma më e mirë e reagimit dhe reflektimit në raport me BE mbetet platforma e miratuar nga Bundestagu gjerman, për të cilin kërkohet konsensus lexim realiste dhe i përbashkët nga gjithë palët në vendin tonë”- tha Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Meta dhe homologu i tij zhvilluan një takim me delegacionet pa mediat, dhe një konferëncë të përbashkët. Ata theksuan se BE duhet të kishte hapur negociatat me të dy vendet në 18 tetor. Meta dhe Pendarovski u shprehen se rruga e vetme është ajo drejt BE-së.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment