Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Meta refuzoi Gjinushin, flet për dosja.al Artan Fuga: Nuk është triumf por moment reflektimi
12 Korrik 2019, 10:13Nga DOSJA
TIRANË– Akademiku i njohur Artan Fuga, ka reguar për Dosja.al në lidhje me refuzimin e Presidentit për të dekretuar Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave.
“Duhet ndërtuar shtet ligjor me çdo kusht. Zoti President në perputhje me ligjin totalisht”, tha Fuga.
“Ju falenderoj për kohën që më keni vënë në dispozicion. Unë nuk dua asgjë për vete. Nuk e quaj triumf por moment reflektimi për një kërkim shkencor të bazuar në ligj, të reformuar tërësisht, për respekt të komunitetit të dijetarëve, për institucione demokratike”, shtoi ai, duke lënë të kuptohet se nuk ishte një luftë emrash apo personash. Duke e konsideruar rikthim të ligjshmërisë në Akademinë e Shkencave, Fuga e sheh këtë si një mundësi që është dhënë për të rikthyer procesin e reformimit të Akademisë.
“Keqardhje që ligjshmërinë e akademikëve duhet të na e vërë në vend Zoti President. E dhimbshme. Por, pa qejfmbetje, duhet ecur përpara për rithemelimin e Akademisë së Shkencave, kundër trafiqeve të interesit, privilegjeve, konfortit personal. Une jam vetëm një gur i vogël i një armate intelektualesh dhe universitaresh e kerkuesish shkencore të heshtur shqiptare që po mbledh forcat,”- vijoi më tej Akademiku.
Akademiku i njohur kishte deklaruar se, nëse presidenti do ta firmoste zgejdhjen e Skënder Gjinushit do të largohej nga Akademia e Shkencave.
Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta refuzoi të dekretonte Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkenacave. Sipas Metësprocesi i zgjedhjes së Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave ka qenë me probleme, dhe në momentin e zgjedhjes, Gjinushi ishte kryetar Partie. Gjinushi është zgjedhur kryetar i ASH më 24 maj, ndërkohë që largimi nga partia rezulton në datën 5 qershor, duke shkelur kështu ligjin për zgjedhjen e kryetarit të ASH.
Vetë Gjinushiu shpreh se vendimi i metës është një dekret nul.
(dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Pas rinumërimit të votave në KQZ për bashkinë e Lezhës pas ankimimit të Eduard Ndocajt se kishte më shumë vota sesa votues, ka reaguar edhe Klement Zgur...
SHKODËR- Ministri Lleshaj nga Shkodra ka folur lidhur me kallëzimin penal të bërë nga Voltana Ademi, ku ka deklaruar se nuk ka dijeni për paditë në prokuro...
TIRANË– Deputeti Lefter Maliqi u shpreh se situate në Shqipëri është kthyer në gjendje alarmante. Në një deklaratë për shtyp, Maliqi the se fakti që Qeveri...
TIRANË- Disa javë pas zgjedhjes pa garë në krye të Akademisë së Shkencave, lajme të këqija për kryetarin Skënder Gjinushi. Presidenti Ilir Meta, ka përdoru...
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Kume shprehet se edhe pse i ofruan strehim në Itali nga ambasada italiane, nuk pranoi të largohet duke vazhduar detyrë...
Tiranë-Vetëm pak minuta ka zgjatur rinumërimi i votave për 11 kutitë e qarkut të Lezhës për kryetarin e Bashkisë. Në KQZ sot janë numëruar 11 kuti votimi të qar...
TIRANË– Ditën e sotme është mbajtur ceremonia e mbylljes së Presidencës rumune në Këshillin e Bashkimit Europian. Në këtë ceremoni ishte edhe ambasad...
SHKODËR- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka deklaruar nga dogana e Hanit të Hotit, se do të shkurtohet koha e pritjes në pikat kufitare të Shqipërisë....
TIRANË- Partia Bindja Demokratike ka paditur ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në Kolegjin Zgjedhor.Në kërkesën e bërë nga BD, padia mban firmën...
Tiranë- Debate në Komisionin e Ligjeve. Adriatik Alimadhi ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes por kjo është refuzuar nga Ulsi Manja. Debati nisi për diskutimin për ...