Politike

Meta reagon pas dërgimit në Itali të 30 mjekëve: Mirënjohje dhe krenari

Meta shprehet se ky solidaritet dhe këto sakrifica do të forocojnë marrëdhënien e shkëlqyer me sdy popujve.
Featured image of article: Meta reagon pas dërgimit në Itali të 30 mjekëve: Mirënjohje dhe krenari Mjekët shqiptarë në Itali

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dërgimit në Itali të 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali për të ndihmuar me përballimin e situatës atje. Në një reagim në Facebook, Meta shprehet se ky solidaritet dhe këto sakrifica do të forocojnë marrëdhënien e shkëlqyer me sdy popujve.

🇦🇱 l Mirënjohje dhe krenari për 30 mjekët dhe infermierët tanë, të cilët do shërbejnë në rajonin më të prekur nga pandemia në Italinë fqinje. Ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë. #AndràTuttoBene 🇦🇱❤🇮🇹”, shkruan Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment