Politike

Meta pro zgjedhjes së Presidentit nga populli: Nuk po kërkoj kohë, mund të bëja marrëveshje me Ramën dhe të rrija 20 vite në detyrë

Presidenti Meta ka deklaruar se është pro zgjedhjes së Presidentit me votë nga populli.
Featured image of article: Meta pro zgjedhjes së Presidentit nga populli: Nuk po kërkoj kohë, mund të bëja marrëveshje me Ramën dhe të rrija 20 vite në detyrë Ilir Meta dhe Edi Rama

Tiranë– Presidentit i vendit Ilir Meta ka deklaruar së fundmi se i qëndron idesë, që Presidenti të zgjidhjet me votë nga populli.

Në emisionin ” “360 Gradë” në RTV Ora ai ka deklaruar se një president nuk ka frikë nga vota e popullit. Ai ka shtuar më tej se “nëse populli  thotë Ilir Meta të mos jetë president, Ilir Meta nuk po kërkon as të fitojë kohë për të qenë president në detyrë, se mund të bëja marrëveshje me Ramën dhe të rrija 20 vjet.”

Patjetër. Qytetarët e kanë parë që në të gjitha zhvillimet Presidenti ka qenë në anën e tyre dhe të  vërtetës. E kanë të qartë të gjitha ata që kanë frikë nga qytetarët. Po edhe Presidenti të zgjidhet nga populli, jo kur ti mbarojë mandati Ilir Metës  pas 2 vjet e gjysmë por sot. Për të bërë një zgjidhje politike, po t’ja lëmë në dorë sovranit. Edhe për zgjedhjet vendore, edhe për zgjedhje parlamentare edhe presidentin nga populli.  Një president që nuk ka frikë nga vota e popullit nuk ka arsye pse të mos gëzojë. Ndoshta votën jo, por të paktën besimin dhe respektin e tij. Nëse populli  thotë Ilir Meta të mos jetë president, Ilir Meta nuk po kërkon as të fitojë kohë për të qenë president në detyrë se mund të bëja marrëveshje me Ramën dhe të rrija 20 vjet. Unë gjithmonë kam besuar te vota e qytetarëve pavarësisht nga gabimet dhe mangësitë që kam dhe unë”, u shpreh Meta.

Partia Socialiste vijon me procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra. Komisioni Hetimor ka shtyrë me 4 muaj hetimet për të.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

BETEJA PËR SHKARKIMIN E METËS

Maxhoranca prej muajsh ka ngritur Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit, pasi akuzojnë Ilir Metën për shkelje të Kushtetutës. Përplasja e parë mes Presidentit dhe Qeverisë erdhi pas anulimit të 30 qershorit dhe dekretimit të datës 13 tetor, por që nuk u respektuar nga maxhoranca. Edi Rama dhe të gjithë eksponentët e PS janë shprehur se Meta nuk duhet të qëndrojë në zyrë dhe në këtë mënyrë miratuan një rezulotë, ngritën Komisionin Hetimor dhe dosjen e dërguan për opinion në Komisionin e Vencias. Venecia në përgjigje nuk u shpreh për shkarkimin e Metës dhe palët e intepretuan raportin në favor të tyre. Tashmë maxhoranca në Komision kërkon që të ketë objekt hetimi dhe dekretin e Ilir Metës për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese, pasi e cilësojnë si shkelje të Kushtetutës.

J.V/Dosja.al

Shto Koment