Politike

Meta pret në zyrë ish-presidentin Topi: Unë jap mendime, jemi në pikë të hallit por zgjidhja nuk vjen nga jashtë

Pas takimit, Topi u ndal në një prononcim për mediat teksa theksoi se ai jep një mendim por duke qenë se nuk është një aktor institucional nuk i jep dot zgjidhje ngërçit.
Featured image of article: Meta pret në zyrë ish-presidentin Topi: Unë jap mendime, jemi në pikë të hallit por zgjidhja nuk vjen nga jashtë Bamir Topi dhe Ilir Meta
Përditësuar:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në zyrën e tij ish-presidentin Bamir Topi. Takimi filloi në orën 18:00 dhe zgjati përreth 45 minuta teksa u diskutua mbi ngërçin dhe krizën institucionale.

Pas takimit, Topi u ndal në një prononcim për mediat teksa theksoi se ai jep një mendim por duke qenë se nuk është një aktor institucional nuk i jep dot zgjidhje ngërçit.

Kështu, Topi la të nënkuptohej se zgjidhje këtij ngërçi mund t’i japë vetëm maxhoranca dhe Presidenca. Ai shtoi gjithashtu se përplasja aktuale e paprëcedentë.

Ish-Presidentët nuk janë aktorë institucionalë. Ju mund të thoni që patjetër mund të jepet një mendim, por zgjidhja nuk vjen nga aktorët jo institucionalë. Unë e di vendin tim. Unë sot respektova një festë për të konsultuar rreth krizës institucionale që ka të bëjë me ngritjen e Kushtetueses.

E dëgjova dhe kjo bisedë u zhvillua brenda parametrave të logjikes politike dhe juridike. Sot jemi në nëntor të vitit 2019, dhe do e kisha shumë të vështirë të flisja sot nëse nuk do të kisha luftuar në prill të vitit 2008.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jemi në pikë të hallit pikërisht që prej asaj kohe. E kam thënë dhe vazhdoj ta them që i gjithë ai pushtet që ndryshoi në vitin 2008, për shkak të maxhorancave politike solli krizë të thellë. Presidenca në vitin 2008 është quajtur institucion honorifik që respektohet në nder të pozicionit, ndërsa sot më rezulton ndryshe, që duhet atavik. Domethënë është i parëndëisshëm.

Gjithsesi zgjidhja është në dorë të palëve institucionale. U mbetet atyre të gjejnë arsyen dhe vullnetin për t’i dhënë një zgjidhje,”- tha ish-Presidenti.

Sot paradite, Meta priti gjithashtu në zyrë ish-Presidentin Bujar Nishani. Në një prononcim për mediat, Nishani theksoi se për ngërçin në Kushtetuese se po tentohet të minohet institucioni i Presidencës. Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditët e fundit takime me aktorë të ndryshëm politikë dhe jo politikë për të diskutuar për krizën që po kalon vendi. Dy ditë më parë, Meta priti në zyrën drejtuesit e opozitës jashtë parlamentare dhe në një takim tjetër ish-presidentin Rexhep Mejdani. Dje, Meta ka zhvilluar dhe një takim dhe me ish-Kryeministrin, Sali Berisha.

Ndërkohë ngërçi në Gjykatën Kushtetuese është thelluar edhe më tej. KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPA e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu. Gjykata Kushtetuese tashmë ngelet me 4 anëtarë, ndërkohë që për funksionimin e saj duhen 6.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment