Politike

Meta pret në takim Hotin: Mbështes dialogun Kosovë-Serbi, të normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve

Meta e uroi Kryeministrin Hoti për detyrën e re dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, popullit të saj dhe të ardhmes europiane.
Featured image of article: Meta pret në takim Hotin: Mbështes dialogun Kosovë-Serbi, të normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve Avdullah Hoti dhe Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti. Në një njoftim për mediat nga Presidenca, bëhet me dije se Meta e uroi Kryeministrin Hoti për detyrën e re dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, popullit të saj dhe të ardhmes europiane.

Avdullah Hoti dhe Ilir Meta

Meta dhe Hoti diskutuan rreth intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, proceseve të përbashkëta integruese në Bashkimin Europian, si dhe zhvillimeve në rajon. Po ashtu bëhet me dije se  Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Avdullah Hoti dhe Ilir Meta

Në këtë kuadër janë të mirëpritura përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, për rifillimin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”, mësohet të ketë thënë Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti është shprehur në takim se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë dhe i premtoi Kryeministrit Hoti se edhe kësaj vere do të promovojë më kënaqësi bukuritë natyrore të Kosovës dhe shprehu besimin se më shumë turistë nga Kosova do ta vizitojnë Shqipërinë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një vizitë në Tiranë. Prej orës 10, Hoti ka takuar Ramën, Ruçin, Metën, Bashën dhe Veliajn. Gjatë takimeve intensive Kryeministri i Kosovës është shtyrë për vijimin e dialogut me Serbinë. Kreu i Qeverisë së Kosovës prezantoi tre planet ekonomike, mes tyre ndërtimi i një HEC-i dhe një hekurudhe. Rama në konferencën për mediat u tregua i ashpër me ndërkombëtarët dhe Vuçiçin, kërkoi njohjen e Kosovës dhe liberalizimin e vizave.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment